Transmetuar më 09-07-2019, 17:20

Presidenti Ilir Meta ka postuar foto nga Samiti Rajonal që po mbahet në Bosnjë, ndërsa ka vlerësuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor është parësore për BE.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta ka deklaruar se Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërin

“Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian🇪🇺 është thelbësor.

Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë🇦🇱 dhe me Maqedoninë e Veriut🇲🇰 fqinje.

I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel🇩🇪, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian.🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta./b.l/noa.al/