Transmetuar më 09-07-2019, 16:47

Rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar kaos në Washington. Rugët janë bllokuar, mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa metrotë janë më të rrezikuarat.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se pasagjerët kanë udhëtuar në kushte të vështira dhe të rrezikshme. Disa persona janë detyruar të braktisin makinat e tyre dhe të hipin sipër tyre. Një numër i madh banorësh kanë mbetur pa energji elektrike.

Skuadrat e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonat më të rrezikuara për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin rrugët. Rreshjet e shiut janë pakësuar në pjesën më të madhe të Washingtonit, por në disa zona vijojnë rreshjet e denduara.