Goditet banda mafioze në Itali, bashkëpunonte me shqiptarët për trafik droge
Transmetuar më 09-07-2019, 16:20

Mëngjesin e ditës së sotme policia italiane ka ezekutuar 10 urdhër arreste në qytetin e Calenas, si dhe fshatrat Bellona, Vitulazio dhe Camigliano.

Mediat e huaja bëjnë me dije se tetë prej personave të arrestuar janë lënë në burg, ndërsa dy prej tyre në arrest shtëpie. Një prej të burgosurve është shqiptar. Aktiviteti kryesor i dyshuar i tyre është trafiku i drogës, shkruajnë mediat italiane.

Grupi mafioz italian bashkëpunonte thuajse shkëlqyer me një fraksion kriminal në Shqipëri. Italianët flisnin me shqiptarët, për trafik droge. Mes të arrestuarve, përpos shtetasve italianë, është edhe shqiptari Erjon Bixi, 37 vjeç. Akuzat ndaj të arrestuarve janë disa.

Shqiptari i arrestuar dyshohet se është një person që ka qenë në burg në Greqi për vrasje dhe element i njohur kriminal. Përpos trafikut të drogës, ai dyshohet edhe për trafik armësh nga Shqipëria.

Në burg kanë përfunduar: Erjon Bixi, 37-vjeç; shtetas shqiptar, Gaetano Diana, 28-vjeç; Stefano Fusco, 44-vjeç; Michele Fusco, 25-vjeç, bir i Stefano; Antonio Merola, 48-vjeç; Antonio Nespoli, 38-vjeç; Teresa Vitolo, 46 vjeç; Pasquale Vitolo, 53-vjeç, vëlla i Terezës. Ndërsa në arrest shtëpiak janë lënë: Tommaso Nigro, 43-vjeç dhe Gennaro Russo, 22-vjeç.

Grupi kriminal, sipas hetuesve, mund të përdorte disponueshmërinë e armëve dhe kontakteve me grupet e huaja kriminale, veçanërisht shqiptarët, me të cilët ata kontraktuan blerjen e drogës./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...