Nëna zbulon pas lindjes se djali është Down, padit mjekët
Transmetuar më 09-07-2019, 14:58

Zbulon pas lindjes se djali është i prekur nga sindroma Down, padit mjekët dhe sistemin shëndetësor kombëtar.

Edyta Mordel, 33 vjeçe, deklaron se nëse do e kishte zbuluar në kohë se fëmija ishte i sëmurë, do të kishte abortuar, por nga analizat e bëra dhe nga vizitat, mjekët nuk konstatuan që fëmija të kishte probleme.

Pas dyshimeve të krijuara pas lindjes, gruaja kërkoi që djalit ti bëheshin analiza, të cilat rezultuan pozitive, duke konfirmuar se fëmija ishte i prekur nga sindroma Down.

Aktualisht Alexander është 4 vjeç dhe gruaja e do pafundësisht, por thotë qartë se nëse do kishte pasur mundësi të zgjidhte kur ishte në kohë, nuk do e kishte çuar deri në fund shtatzëninë.

Mordel dyshon se fajin e kanë mjekët që e ndoqën, kështu që ka paditur sistemin shëndetësor anglez, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 200 mijë sterlinash.

Gruaja kërkoi disa herë që të bënte analiza për të parë nëse fetusi kishte ndonjë sindromë, ku ndërsa fillimisht refuzuan, pas analizave mjekët i thanë se nuk kishte asnjë sindromë dhe gjithçka u zbulua pas lindjes. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...