Transmetuar më 09-07-2019, 14:35
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për mashtrim me kredi, është vënë në prangat e policisë së Lushnjes.

Gjatë pasdites së të hënës, u bë arrestimi i Ardit K., 22 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrim me kredi”.

I riu iu dorëzua policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë ndaj tij, hetimet janë ende në vijim. /a.y/noa.al