Transmetuar më 09-07-2019, 14:06

Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka publikuar këngën “Zjarr”, por duket se në sezonin veror  ajo ka rezervuar një tjetër surprizë.

“Prive” ka zbuluar se Genta do të bashkëpunojë me këngëtarin turk CezaR dhe kënga do të punohet nga vetë artisti turk.

Veç kësaj thuhet se një pjesë të këngës Genta do ta këndojë në turqisht.

Ai është një emër mjaft i ndjekur dhe numëron disa hite si “Benim”, “Holocaust”, “Teori”./b.l/noa.al/