Transmetuar më 09-07-2019, 13:52

Të pleqërosh bashkë, pas një jete të kaluara në shoqërinë e njëra tjetrës. Është kjo dëshira e shtatë grave të cilat kanë ndërmend që ta realizojnë, pasi blenë dhe rikonstruktuan një vilë të madhe, duke e kthyer në shtëpinë e ëndrrave të tyre.

Historia e pazakontë vjen nga Kina, ku shtatë shoqet blenë një shtëpi të madhe rreth 7500 metër katrorë, duke shpenzuar më shumë se 500 mijë euro, e cila ndodhet rreth 70 kilometër në periferi të Guangzhou.

Shtatë shoqet njihen prej mbi 20 vitesh, janë rritur bashkë dhe tashmë janë edhe kolege në punë. Duke bërë shkaka dhjetë vite më parë, thanë se ishte një ide e mirë që të jetonin të gjitha bashkë kur të plakeshin dhe tashmë atë dëshirë të shprehur po e bëjnë realitet.

Shtëpia ka një sërë komoditetesh, nga një dhomë për secilën, një pishinë dhe muret e jashtme janë të gjitha prej xhami për të shijuar panoramën.

Secila prej tyre është eksperte në fusha të ndryshme, njëra në kuzhinë, tjetra në agrikulturë, një tjetër në mjekësi tradicionale. Ato pretendojnë që ti marrin edhe fëmijët me vete nëse dëshirojnë dhe të jetojnë si një familje e madhe, shkruan noa.al.

Bashkëjetesa mes tyre pritet të nisë kur të jenë mbi 60 vjeçe dhe siç thotë njëra pre tyre, Jin Du, ndërkohë do të shkojnë sa herë që të kenë dëshirë. /a.y/noa.al