Transmetuar më 09-07-2019, 12:47

Kryedemokrati Lulzim Basha reagon pas protestës së të hënës mbrëma, ku duke publikuar një sërë fotografish nga protesta, falenderon të pranishmit.

“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Ai thotë se detyra më e madhe dhe prioriteti numër një, është që t’ju jepet shqiptarëve ndryshimi i vërtetë, fundi i tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

“Shqiperia si Europa”, thotë në mbyllje kreu i opozitës. /a.y/noa.al