Transmetuar më 09-07-2019, 12:45

Edhe pse gjërat e skuqura janë një nga mënyrat më të preferuara për të gatuar diçka, në sajë të shijes që i jep çdo pjate, era që mbetet pas përshkon shtëpinë dhe kjo nuk është me të vërtetë e dëshirueshme.

Vaj i nxehtë, në kontakt me ushqimin, në të vërtetë liron një aromë shumë të mprehtë dhe të fortë gjatë gatimit.

Këtu janë disa mjete që duhen përdorur gjatë tiganisjes:

Uji dhe uthull janë një ilaç i vërtetë për parandalimin e erës së tiganisjes që prekë tërë shtëpinë. Ndërsa jeni duke skuqur, vendosni një tjetër tigan plotë me ujë dhe uthull në zjarrë. Uthulla do të jetë në gjendje për të mposhtur erën e tiganisjes.

Megjithatë, ka njerëz që nuk e durojnë erën e uthullës, prandaj një alternativë e vlefshme është përdorimi i karafilave. Strategjia është e njëjtë: vendosni pak ujë për të zier, pastaj përhapni një grusht karafilësh në të.

Një strategji e këndshme është përgatitja e biskotave që duhet të piqen menjëherë pas tiganisjes. Aroma e ëmbëlsirave do të jetë në gjendje për të larguar erën e keqe të gatimit./b.l/noa.al/