Transmetuar më 09-07-2019, 11:57
Hysen Hysaj

Pas gjashtë vitesh në detyrë, jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve Shkodër, Hysen Hysaj.

Në komunikimin që pati me mediat ditën e sotme, ai bëri me dije se dorëheqja vjen për arsye personale.

“Dorëheqja ka ardhur për motive krejtësisht personale. Duke qenë se kam vite këtu, ka ardhur koha që Drejtoria Tatimore të ketë energji të reja, pozitivitete të reja dhe t’i jepet më përpara punës së sistemin fiskal në Shkodër”, u shpreh Hysaj.

Ai deklaroi se pas largimit nga detyra do të marrë një periudhë kohe për të pushuar.

Po ashtu shtoi se nuk ka qenë perfekt, por se pjesën më të madhe të gjërave që ka kërkuar, e ka arritur.

Sakaq përkohësisht pritet komandimi i një drejtuesi provizor, deri në caktimin e pasardhësit të Hysaj. /a.y/noa.al