Transmetuar më 09-07-2019, 11:46

Bëhu superheroi i vetes tënde– Nëse jeni në një situatë të ngjashme si prezantim apo intervistë pune, ku duhet të tregoni se sa të sigurt jeni, atëherë pozicionoheni veten si një superhero. Ngrini shpatullat tuaja, drejtoni trupin dhe shikoni me vendosmëri.

Lexoni miqtë tuaj– Nëse jeni kurioz të dini se kush nga rrethi juaj miqësor është më i afërt, atëherë prisni të shihni gjatë kohës që ata qeshin. Kush i mbyll sytë duke qeshur gjatë kohës që është me ju, tregon se është miku juaj më i afërt.

Hani ngadalë– Nëse po mundoheni që të humbni peshë, atëherë shikoni se sa shpejtë po e hani ushqimin. Duhet të merrni kohën e duhur për këtë proces, pasi stomakut i duhen deri në 20 minuta për ti komunikuar trurit se jeni ngopur.

Mblidhni dorën grusht– Nuk po kërkojmë që të filloni luftë, por nëse po mundoheni të kujtoni emrin e ndonjë aktori apo diçka tjetër bëheni dorën grusht. Kjo gjë e nxit trurin që ti mbani mend gjërat më mirë.

Numëroni frymëmarrjet– Nëse jeni duke u munduar që t’iu zërë gjumi, duke numëruar frymëmarrjen, deri në katër teksa thithni, deri në shtatë teksa e mbani frymën dhe deri në tetë teksa e nxirrni, do të merrni rezultatin e dëshiruar. Kjo pasi kjo taktik furnizon me më shumë oksigjen gjakun tuaj, duke ju relaksuar.

Taktika për të mësuar emra– Radhës tjetër kur të takoni një person të ri, bëni një përpjekje të vetëdijshme për të mësuar dhe kujtuar emrin e tij. Mundohuni që ta tregoni duke përdorur emrin e tij gjatë bisedës. Kjo gjë jo vetëm do të rrisë kujtesën tuaj, por do e bëjë më efektive.

Kërkoni ndere– Nëse doni që dikush t’iu besojë, atëherë kërkoni pre tyre një nder. Ndonëse mund të duket diçka e guximshme, kjo do të thotë se ju besoni tek ata më shumë se kudo dhe kjo gjë nxit respekt.

Buzëqeshni- Nëse nuk jeni në humorin e duhur, bëni mirë që të buzëqeshni. Nëse e detyroni veten që të buzëqeshni edhe kur nuk doni, kjo do të mbledhë njerëzit rreth jush, duke krijuar një mjedis më pozitiv, çka do ju nxjerrë nga situata ku ndodheni.

Blini me kosto të ulët– Kur bëni pazar mos i blini ushqimet nxitimthi. Kjo pasi në raftet e sipërme vendosen zakonisht gjërat më të shtrenjta të cilat i kap lehtësisht syri, kur në raftet e poshtme mund të gjeni gjëra më ekonomike.

Merrni një sy gjumë– Kjo nuk do të thotë që jeni dembel, por në të vërtetë një dremitje gjatë ditës forcon kujtesën dhe produktivitetin tuaj. Nëse mundeni flini nga një orë çdo mesditë apo pasdite.

Heshtja është flori– Nëse me zor po prisni që të mësoni diçka nga dikush, mos e bombardoni me pyetje. Rrini të qetë dhe në heshtje. Sa më të heshtur të rrini duke ruajtur kontaktin me sy, do ta bindni personin në fjalë që t’iu hapet vetë.

Dëgjoni muzikë gjet stërvitjes– Nëse e bëni diçka të tillë, me gjasë do të ushtroheni më lehtë dhe të rrëmbyer nga ritmi i muzikës do të vijoni më tej.

Dëgjoni muzikë të fortë për tu qetësuar– Është i provuar fakti se muzika ka një efekt qetësues për njerëzit që vuajnë nga ankthi. Nëse doni që të ndiheni më të relaksuar, atëherë dëgjoni sa më shumë muzikë me zë të lartë, shkruan noa.al.

Kopjoni gjuhën e trupit të të tjerëve– Studime të ndryshme kanë provuar se gjuha e trupit është jetike për ndërtimin e marrëdhënieve me njerëzit që ju rrethojnë. Nëse doni që të fitoni besimin e dikujt, përpiquni që të kopjoni fshehurazi gjuhën e tij të trupit. Mirëpo është mirë që të mos shkoni në ekstrem me kopjimin, pasi personi në fjalë mund të mendojë se po talleni me të.

Përdorni dorën tuaj në mënyrë dominuese– Nëse mendoni se keni të drejtë, mundohuni që të përdorni dorën tuaj të majtë në mënyrë dominuese duke e drejtuar nga bashkëbiseduesi, teksa mbani katër gishtat e mbledhur.

Kujdes me gjuhën e trupit– Nëse doni të dini se çfarë mendon dikush rreth jush, atëherë shikoni gjuhën e tyre të trupit. Nëse ata ju besojnë, atëherë do të jenë më të hapur dhe të drejtuar nga ju. Nëse rrinë më të mbyllur dhe me krahët kryqëzuar, atëherë ata janë më armiqësor dhe mbrojtës.

Hani banane– Nëse nuk ndiheni në humorin e duhur, hani një banane! Bananet janë të pasura me fibra, karbohidrate dhe potas. Këta përbërës ushqimorë, krijojnë serotoninën, e cila stimulon trurin tuaj që të ndihet më mirë. /a.y/noa.al