Transmetuar më 09-07-2019, 11:24

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Kuçovë, duke bërë që një person të vihet në pranga dhe tre të tjerë të shpallen në kërkim.

I prangosuri është D.M.(N), 30 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, i akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim A.(S). P, 44 vjeç, banues në Kuçovë; A.T., 19 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë dhe E.M.(P)., 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë. Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Aktualisht vijon puna për kapjen e tyre, teksa materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprat penale, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. /a.y/noa.al