Përplaset autobusi me një makinë në Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi
Transmetuar më 09-07-2019, 10:28

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën paraditen e kësaj të marte, në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur teksa një autobus është përplasur me një makinë.

Bashkëpunëtori i Noa.al nga vendngjarja sjell pamje nga aksidenti, ku shihet se si është bllokuar edhe qarkullimi.

Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e përplasjes janë shënuar vetëm dëme materiale në të dy mjetet.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po heton për të zbuluar më shumë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...