Transmetuar më 09-07-2019, 10:12

Përballë një llogarie me vlerë më pak se 50 dollarë, insistoi që të linte një bakshish të pabesueshëm, duke paguar me kartë krediti.

Por sa keq që karta ishte e të dashurit të saj, dhe gjithçka e bëri për hakmarrje ndaj tij, pas një zënke të furishme mes tyre.

Për këtë arsye, Serina Wolfe, një vajzë e re amerikane u arrestua nga policia nën akuzën e mashtrimit. E reja ndodhej me të dashurin në Clearwater, zonë e Florida, por çifti kishte debatuar dhe përballë refuzimit të tij për ti paguar një biletë avioni për në Buffalo (New York), ku jetojnë prindërit e saj, e reja vendosi të hakmerrej.

Ai u largua duke lënë në tavolinë portofolin dhe kartën e kreditit dhe në këtë moment, Serina pagoi llogarinë, duke i lënë kamerieres 5000 euro bakshish.

Ngjarja e pazakontë u shënua në 30 qershor dhe të martën e lënë pas, e reja u arrestua, pas denoncimit të të dashurit, kur zbuloi hakmarrjen e kripur, shkruan noa.al

Si të mos mjaftonte, i riu nuk është i sigurtë nëse mund ta rimarrë mbrapsht shumën e parave, njoftoi policia. Kjo pasi në Florida, ligji përcakton se kthimi mbrapsht i bakshishit varet nga vullneti i kamerierit dhe pronarit të lokalit. /a.y/noa.al