Transmetuar më 09-07-2019, 09:30
Foto ilustruese

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati.

Kështu KPA ditën e sotme, la në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke konfirmuar në detyrë gjyqtaren Brati.

Kjo për shkak se gjyqtarja është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Kështu rezultoi se “e pastër” sa i takon pasurisë, aftësive profesionale dhe integritetit persona. /a.y/noa.al

KPK e konfirmoi në detyrë, Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtaren Alma Brati

Del e pastër nga vetingu, gjyqtarja Alma Brati konfirmohet në detyrë