Transmetuar më 09-07-2019, 09:00

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker në një intervistë për rrjetin amerikan ‘National Public Radio’, ka treguar se një aktor i rëndësishëm e ka ngacmuar seksualisht gjatë xhirimeve të serialit “Sex and The City”.

Ajo tregoi se pavarësisht se ishte protagoniste e padiskutueshme e serialit, është ndjerë e pafuqishme.

“Mendoj se nuk ka rëndësi se sa e përparuar dhe moderne je. Pavarësisht rolit tim, nuk jam ndjerë aspak në pozicionin për të folur, pasi nuk ndihesha aq e fuqishme sa ai burri që u soll në mënyrë të pahijshme me mua. Ndihesha në siklet të flisja me zë të lartë”, tregon aktorja.

Ajo shton se foli me agjentin e saj, i cili më tej ua komunikoi producentëve.

“Iu thashë se nëse kjo situatë nuk ndryshon, do largohem dhe s’do më shohin më. Aty ndryshoi gjithçka”, shprehet aktorja. /a.y/noa.al