Transmetuar më 09-07-2019, 08:42

Presidenti Ilir Meta reagon për herë të parë, pasi pasditen e djeshme Kuvendi miratoi Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.

Duke publikuar një foto nga momenti i betimit si President me dorën mbi Kushtetutë, ai jep qëndrimin e tij.

‘Photo of my life! (Foto e jetës sime) Shqipëria e para”, shkruan Meta.

Komisioni pas një raporti të detajuar do t’i kërkojë më pas Kuvendin shkarkimin e Presidentit Meta, ashtu siç pretendon mazhoranca qeverisëse.

Komisioni hetimor përbëhet nga PS: Ulsi Manja kryetar, anëtare: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, Alket Hyseni, anëtare zëvendësues: Adnor Shameti dhe Spartak Braho.

Nga grupi parlamentar demokrat: Alban Zeneli, zv.kryetar dhe Halit Valteri anëtar e Arlind Çarcani, anëtar zëvendësues.

Nga grupi parlamentar i partive të djathta: Adriatik Alimadhi, anëtar dhe Zef Shtjefni, anëtar zëvendësues

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare: Krenar Rryçi, anëtar.

Për shkarkimin e Presidentit nevojiten 94 vota, ndërsa kërkohet që fjalën e fundit ta thotë edhe Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht është jashtë funksionit. /a.y/noa.al