Transmetuar më 09-07-2019, 00:10

Gili është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Këngëtarja e cila në vitet e fundit shtoi shumë peshë, është transformuar totalisht, pas një diete rigoroze.

Ajo arriti të humbasë 27 kg në 4 muaj.

Dhe kjo, falë një diete që përfshin një plan ushqimi bazuar në ushqime të ngjashme që kanë ngrënë njerëzit në kohën e paleolitit.

Në planin ushqimor të dietës përfshihen mishi, peshku, perime, arra dhe fara – ushqime që në kaluarën janë mbledhur nga gjuetia.

Ajo së fundmi ka festuar 35-vjetorin e maturës dhe për këtë natë ajo shfaqet tejet elegante.

Në këtë mrëmje Gili është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Ilir Berani./a.k/noa.al/