Transmetuar më 08-07-2019, 23:31

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po njeh famë ndërkombëtare në rritje.

Ajo është kthyer si një nga emrat më të preferuar muzikorë për të rinjtë në mbarë botën.

Me hitet e saj ka fituar zemrat shumë fansave.

Ajo së fundmi po shijon pushimet në bregdet.

Bebe Rexha ka zgjedhur Maltën se vendin ideal për të filluar pushimet pas një periudhe të ngjeshur me koncerte.

Këngëtarja nga Dibra duket se po kalon kohë shumë të bukur bashkë me miqtë e saj, në bazë të storjeve që artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo gjithashtu ka publikuar dy foto ku tregon format e saj fizike të bollshme.

Bebe shpesh kritikohet për format trupore, madje problemin më të madh e ka me stilistët pasi ka numër të madh të rrobave./a.k/noa.al/