Transmetuar më 08-07-2019, 23:16

Kryetari i bashkisë së Tiranës nuk po i ndal sulmet ekstremiste ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Me një gjuhë urrejtjeje që është intensifikuar kohët e fundit, Erion Veliaj ka guxuar të tejkalojë dhe kryeministrin Edi Rama në tonet ndaj Bashës.

Pas protestës së sotme, Veliaj e cilësoi Bashën ekzekutorin e katër protestuesve socialistë më 21 janar 2011.

Po ashtu Veliaj akuzoi Bashën për afera korruptive kreun demokrat Basha dhe bashkëkryetaren e opozitës, Monika Kryemadhi.

"Faleminderit atyre që pastrojnë! Që s’kanë shtëpi në Hollandë! Që s’kanë pasaporta austriake! Që s’kanë mundësi për botox! Që s’kanë ndërtuar kat 13 pa leje! Që s’kanë vrarë kënd në Bulevard! Që fëmijët i çojnë në shkolla publike! Që s’kanë kunat t’ju financojë protesta”, shprehet Veliaj në mesazhin e tij mbrëmjen e sotme.

Veliaj erdhi në pushtet më 2013 duke nisur me ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.  Kjo erdhi falë faktit se PS u bashkua me Ilir Metën dhe LSI rreth 2 vjet pasi më 21 janar 2011 u hodhën kundër tij në një demonstratë të dhunshme nën akuzën se ishte i zhytur në korrupsion.

Më 2015 Veliaj mori bashkinë e Tiranës në garë me Bashën. Kurse në 2019, në votimet e 30 qershorit mori mandat të dytë katërvjeçar me pseudorival një kandidat kukull nga një parti që u fut në zgjedhje jashtë afateve ligjore me shkeljen bujare të ligjit nga KQZ dhe ndihmën e pakursyer nga PS.