Transmetuar më 08-07-2019, 22:24

Në fjalimin përbyllës nga selia e Partisë Demokratike, kreu i kësaj force politike ka thënë se kryeministri Edi Rama, e ka marrë vulën e largimit nga shumica absolute e shqiptarëve.

Sipas tij shumica absolute e shqiptarëve e kanë përqafuar thirrjen “Rama ik”.

“Falë betejës suaj edhe kur gazi mbushte mushkritë tuaja, falë sakrificës suaj sot shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen, “Rama ik”. Vulën e largimit e ka marrë nga shumica absolute e shqiptarëve”, tha Basha.

Kryedemokrati tha më tej se ditët e javëve në vijim do të jenë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për ti dhënë sipas tij forcë dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar.

"Duhet ta dinë mirë sot dhe në ditët në vijim. PD, opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim. Ndryshimi qëllimi ynë kryesor. Javët, ditët e javëve në vijim do të jenë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për ti dhënë forcë dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar. Nuk mund të jetë çështje fjalës por veprash dhe garancish. Të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen por t’u japim shqiptarëve atë që kërkojnë, fund tranzicionit politik, standarde europiane. Keni mirënjohjen time, respektin tim. Të gjithë bashkë do t’i japim formë shpresës për ndryshim. Kam nevojë për ndihmën tuaj, qëndresën tuaj, vëmendjen tuaj teksa bashkë e mbyllim njëherë e mirë derën e tranzicionit, duke lënë jashtë Edi Ramën”, deklaroi kreu i PD./a.k/noa.al/