Transmetuar më 08-07-2019, 21:37

Kryedemokrati, Lulzim Basha gjatë fjalës në protestën e 10 kombëtare i është drejtuar me një mesazh socialistëve sipas tij të ndershëm, duke u bërë thirrje atyre që të mos e lënë më Partinë e tyre në duart sipas tij të krimit.

Basha ka thënë se socialistët duhet ta braktisin kryeministrin Edi Rama dhe ta izolojnë atë.

Shqipëria sipas Bashës po shkretohet dhe se shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pamundësia.

“Nga ky shesh dua t’i drejtohem socialistëve të ndershëm në Shqipëri, ju nuk jeni hajna, nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit. Është përgjegjësia juaj ndaj vetes dhe ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtoni partinë tuaj të marrë peng nga banditët e rrugës.

Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por më pak se kurrë në Shqipëria. Shqipëria po shkretohet, shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pamundësia. Po ikën elita, të rinjtë, e ardhmja e vendit”, tha Basha./a.k/noa.al/