Transmetuar më 08-07-2019, 21:14

Kryetari i Partisë Demokratike e nisi fjalën e tij përpara protestuesve me atë që ndodhi një javë më parë, me votimet e 30 qershorit.

Duke falenderuar qytetarët, Lulzim Basha tha se “jemi triumfi i shpresës mbi dëshmërimin, i kurajos mbi frikën, triumfi i popullit mbi regjimin”.

Basha tha se 30 qershori u kthye në referendumin kundër të keqes dhe korrupisonit, duke thënë se një javë më parë qytetarët refuzuan të keqen dhe izoluan krimin.

“30 qershori, është një monument i mrekullueshëm i lirisë, europianizimit dhe qytetarisë së shqiptarëve”, tha Basha, duke shtuar se “30 qershori, hyri në histori si dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja”.

Duke u ndalur te votimet, ai tha se edhe pse votoi dhe numëroi vetë, Edi Rama sërish vodhi votat, por nuk arriti ta fshehë refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve.

“Vëtë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi, dhe prapë i vodhi votat, por nuk mundi ta fshehë dot braktisjen dhe refuzimin e një populli. 85 përqind e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin”, vijoi Basha. /k.k/noa.al/