Kryemadhi: Rama mori goditje më 30 qershor. Shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, duan hyrjen në BE
Transmetuar më 08-07-2019, 21:06

Kryetarja e Lëvizjes Socialistepër Integrim, Monika Kryemadhi është e pranishme në protestën e radhës së opoztës së bashkuar.

Ajo ka folur për mikrifonët e gazetarëve duke thënë se  më 30 qershor kryeministri Edi Rama mori goditje ballore.

Ajo ka dhënë një koment edhe në lidhje me votimin e komisionit hetimor që lejon vazhdimin e procedurave për shkarkimin e Presidentit IlirMeta.

Në fjalën e saj Kryemadhi tha se qytetarët shqiptarë nuk kanë hallin e karriges së Metës, por duan futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Sot problemi është tek ajo që duan sot shqiptarët. Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, por duan një Shqipëri në BE”, tha ajo./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...