Kryemadhi: Këtë reagim popullor nuk e ka parë Shqipëria, që nga ’90 kur rrëzoi regjimin komunist
Transmetuar më 08-07-2019, 21:09

"Më shumë se kurrë nuk ka bërë vaki që këtë reagim nuk e ka parë Shqipëria, ka qenë vetëm në vitet ’90 kur u ngritën ata për të rrëzuar regjimin komunist.”

Kështu pretendoi sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Për votimin me 101 vota pro Komisionit Hetimor që u ngrit po sot nga Kuvendi dhe nisi me procedurave për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi u shpreh se shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, por duan të hyjnë në BE.

“Puna e tyre. Është një parlament ilegjitim që vjen si rezultat i parave të krimit.”

“Nuk është problemi tek 101 deputetët dhe familjarët e tyre, por tek ajo që çfarë duan sot shqiptarët.”

“Sot shqiptarët nuk kanë hallin as të karriges së Ilir Metës, as të deputetëve shqiptarë. Këta nuk thërrasin për karrige, thërrasin se duan punë, garanci për fëmijët e tyre, taksa më të ulëta dhe garanci për në BE. Me këtë qeveri Shqipëri nuk do të jetë kurrë pjesë e BE-së.”

Janë fjalë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha teksa po marshonte rrugës nga selia e partisë së saj drejt turmës së protestës së opozitë, para Kryeministrisë.

Për mediat ajo u shpreh se më 30 qershor, Rama mori goditje ballore, pasi vetë votoi, vetë numëroi, dhe po vetë i vodhi votat.

Dikur aleate me Ramën, Krymadhi tha se më 2013 i dhamë pushtet "një njeriu të çmendur".

Më tej gjatë protestës foli edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.  Basha dha edhe një mesazh të fortë "për socialistët e ndershëm", teksa u bëri thirrje atyre që të braktisin Ramën dhe të shpëtojnë partinë nga krimi, që siç tha, e ka kapur prej Ramës.

Ai ditën që PS-ja pretendon se fitoi 60 bashki e konsideroi si "një ditë të mrekullueshme".

Basha shtoi se Rama s’mund të thyente vullnetin e shqiptarëve.

”30 qershori hyri në histori si dita e kurajës”, theksoi ndër të tjera Basha.

/a.m/noa.al/

Loading...
Loading...