Transmetuar më 08-07-2019, 20:41

Kjo është protesta e parë e opozitës, pas 30 qershorit.

Pritet mbërritja dhe qëndrimi i krerëve të dy partive kryesore, Lulzim Basha dhe Minika Kryemadhi.

Ndërkohë Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që protesta të zhvillohet paqësisht.

Në protestat e fundit, gati një javë para zgjedhjeve, opozita zgjodhi të protestonte pa dhunë por përmes simbolikave. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në protestën e sotme. .

Mes simbolikave të kësaj proteste është edhe një gomar ”Rama ik”, simboli i Shqiponjës si dhe një kuti votimi ku shkruhej se 85 për qind nuk morën pjesë në votime! /a.m/noa.al/