Transmetuar më 08-07-2019, 20:36

Organizatorët e protestës janë kujdesur që të ketë sa më shumë simbolika në këtë reagim të sotëm.

Një ndër elemetët që është evidentuar është një kuti e madhe e improvizuar, e ngjashme me ato të votimeve, ku qytetarët e mbushin me fletë të shkruara “Rama ik”.

Si asnjëherë më parë, pjesëmarrësit kanë marrë me vete edhe dy gomerë, në njërin prej të cilëve kanë hedhur një  çarçaf ku shkruhet “PS 30”.

Ndërkohë, edhe shqiponja e flamurit, me mbishkrimin 85% Rama ik, është një tjetër element që ka rënë në sy.

“Shqiponja e flamurit kombëtar është vendosur në qëndër të protestës së opozitës. Në zemër të saj shkruhet shifra “85%”, aq sa është përqindja e shqiptarëve që refuzuan Ramën në votimet moniste të 30 Qershorit.

Opozita bindi shqiptarët që të refuzojnë procesin e njëanshëm të Ramës duke e lënë vetëm me 15 përiqnd të votuesve të ciulët u detyruan të dalin me dhunë në votime pasi duke qënë në administratë humboisnin vendet e punës.

PD dhe opozita gjatë gjithë muajit qershor i bënë thirrje shqiptarëve që të braktinin votimin personal të Edi Ramës me 30 qershor”, thuhet në reagimin e PD-së. /k.k/noa.al/