Transmetuar më 08-07-2019, 20:27

Finalet e “Euro 2020”, si asnjëherë tjetër do të mbahen në 12 qytete të ndryshme të Europës. Ndeshjet e para u luajtën në muajin mars. Kalendari i kualifikueseve mbyllet në vjeshtë, kur edhe do të përcaktohen  24 ekipet finaliste që do të diskutojnë trofeun gjatë verës së ardhshme.

Edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur rrugëtimin, me dy humbje në ndeshjen e parë kundër Turqisë dhe me atë ndaj Islandës jashtë, si dhe me dy fitore ndaj Andorrës e Moldavisë, mban ende gjallë ëndrrën e madhe për të prekur për herë të dytë radhazi finalet e një eventi të madh.

Ja edhe 12 qytetet dhe stadiumet e kontinentit Europian, ku do të luhen ndeshjet finale të Euro 2020:   

Amsterdami

Kryeqyteti i Holandës, me rreth 800,000 banorë. Njihet edhe si “kryeqyteti i biçikletave”, pasi 60% e  udhëtimeve në qytet realizohet përmes tyre. Rreth 17 milionë turistë e vizitojnë në një vit Amsterdamin. Shtëpia e Johan Cruyff, Vincent van Gogh dhe e Rembrandt. Lumi Amster ka kanalet nëpër qytet, ndërsa Amsterdami është dy metra nën nivelin e detit. Stadiumi i parë që vendosi një çati rrëshqitëse, “Amsterdam ArenA” u hap nga Mbretëresha Beatrix më 14 gusht 1996. Tani mban emrin Johan Cruijff ArenA, në nder të legjendës, i cili u nda nga jeta në vitin 2016. Tina Turner ishte e para këngëtare e madhe e huaj që performoi një muaj pas hapjes së stadiumit, ndërsa  të tjerë legjenda si Michael Jackson, Luciano Pavarotti, The Rolling Stones, U2, Madonna e Bon Jovi kanë dhënë koncerte në këtë stadium. Në vitin 1998 u luajt finalja e UEFA Champions League, ku Real Madrid mundi Juventus. Priti gjatë EURO 2000 pesë ndeshjet të finaleve.

Ndeshjet në “Johan Cruijff ArenA”: ato të Grupit C, më 14, 18 dhe 22 qershor, si dhe më 27 qershor ndeshja e Raundit të 1/16 (2A/2B)

Baku

Kryeqyteti i Azerbaixhanit. Qyteti më i ulët në botë, 28 metra nën nivelin e detit. Emrin e ka marrë nga era, si “Qyteti i Erës”. Qyteti u themelua mbi naftën dhe gazin që eksportohen masisvisht prej shekullit të 19-të. Qyteti më i madh në Kaukas, Baku është baza më e madhe urbane në bregdetin Kaspik. Rreth 2,000 km larg Moskës dhe Stambollit, 9,000 km në lidje të Neë York, dhe 5,500 km në perëndim të Pekinit. Me një kapacitet prej 70 mijë vendesh, stadiumi u inaugurua dy vjet më parë. Baku ka hedhur kandidaturat për të pritur Lojërat Olimpike 2016 dhe 2020.

Ndeshjet në Baku: ato të grupit A: më 13, 17 dhe 21 qershor, si dhe më 4 korrik një nga Çerekfinalet.

Bilbao

Qyteti i dhjetë më i madh në Spanjë dhe më i madhi në zonën Baske. Qyteti i njohur në kohën e Shekspirit, për shpatën, si “birbos”. Është qyteti i klubit të Athletic Club. Shtëpia e Rafael ‘Pichichi’ Moreno, në këtë qytet qëndron statuja e famshme e Jeff Koons, jashtë Muzeut Guggenheim. Qyteti ndodhet në brigjet veriore të Spanjës dhe në qendër të rajonit Bask. Bilbao është një qytet portual që ka përparuar për shkak të industrisë së hekurit, por në epokën moderne shquhet edhe për disa ndërtesa historike. Stadiumi i ri i hapur në vitin 2013, zëvendësoi Estadio de San Mamés, i cili është ndërtuar në vitin 1913 dhe priti Kupën e Botës së vitit 1982. Stadiumi i ri do të presë finalen 2018 të Rugby si dhe të Ligës së Kampionëve para mbajtjes së EURO 2020. Stadiumi i Bilbaos mund të ndriçohet edhe nga jashtë.

Ndeshjet në “Estadio de San Mamés”:  ato të Grupit E, më 15, 20 dhe 34 qershor, si dhe Raundi i 1/16 (1B-3A/D/E/F)

Bukureshti

Kryeqyteti i Rumanisë, që më parë ishte kryeqyteti i Valahisë (deri më 1859), Principata e Rumanisë (deri më 1881) dhe Mbretërisë së Rumanisë (deri në vitin 1947). Qyteti i Steaua Bucureshtit, ekipit që shkoi në finale të Kupës së Evropës në vitin 1986. Në qytetin ku Ilija Nastase mësoi tenisin dhe aty Constantin Braccuşi studioi artin para se të nisej për në Paris. Vendlindja e Henri Coandës i cili ndërtoi motin e parë të avionit. I lidhur me Pekin, Sao Paulo, Manila, Londër, Moskë, Atlanta dhe Montreal. Qendra kulturore dhe tregtare e Rumanisë, Bukureshti ishte i njohur si “Parisi i vogël”. I përfunduar në vitin 2011, Arena Kombëtare qëndron në vendin e Stadumit të vjetër Kombëtar. Në stadiumin e vjetër janë organizuar shumë koncerte ku i panishëm ka qenë edhe Michael Jackson. Aty kujtohet edhe një humbje e famshme e 1983, e Italisë, 1-0 në kualifikimin e Kampionatit Europian. Stadiumi ka një kapacitet prej pak më shumë se 55,000 tifozësh.

Ndeshjet në “National Arena”: ato të Grupit C, më 14, 18 dhe 22 qershor, si dhe më 29 qershor ndeshja e 1-16  (1F-3A/B/C)

Budapesti

Kryeyteti  i Hungarisë. Një qytet i formuar nga bashkimi i Budës dhe Obudës, në bregun më të madh të Danubit. Shtëpia e 80 burimeve gjeotermike dhe sistemi më i madh shpellor termik i botës. Ky qytet i dha botës Ferenc Puskás dhe shumë nga “magjistratët” e tjerë të viteve ’50. Një qytet edhe i shkencës: Shpikjet dhe zbulimet kryesore të Budapestit përfshijnë stilolapsin, kubin e Rubikut dhe vitaminën C. Shtrihet përgjatë lumit Danub rreth 300 km larg Vjenës. Stadiumi “Ferenc Puskás” nisi rikonstruksionin në vitin 2016 dhe pritet të përfundojë në 2019. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet total me mbi 65,000 tifozë dhe do të bëhet shtëpia e ekipit kombëtar hungarez. Stadiumi i vjetër i Ferenc Puskas përveç yjeve të futbollit ka pritur edhe yje të muzikës si Queen, Genesis, U2, Guns’n’Roses, Rolling Stones, Michael Jackson dhe Depeche Mode.

Ndeshjet në “Ferenc Puskás”: ato të Grupit F, më 16, 24 dhe 28 qershor, si dhe më 28 qershor, raundi i 1/16 (1C-3D/E/F)

Kopenhageni

Kryeqyteti i Danimarkës. Biçikletat janë miqësore, për më shumë se gjysmën e Kopenhaganëve që i përdorin ato çdo ditë. Konsiderohet si një nga qytetet më të lumtura në botë. I lidhur me Malmo, Suedi, nga Ura e Oresundit – ky qytet u bë i famshëm nga drama nordike të krimit “The Bridge”. Hans Christian Andersen, i cili vdiq në vitin 1875, 70-vjeç. Po ashtu u bë edhe një qytet i njohur për skenën e tij artistike. Stadiumi mban pak më shumë se 38.000 tifozë. “Parken Stadium” është stadiumi më i madh në Danimarkë. Ka organizuar finalen e Champions 1994 dhe finalen e Kupës UEFA gjashtë vjet më vonë.

Ndeshjet në  “Parken Stadium”: ato të Grupit B: më 13, 18 dhe 22 qershor, si dhe më 29 qershor Raundi i 1/16 (2D- 2E)

Dublini

Është kryeqyteti i Republikës së Irlandës. Një vendbanim Viking i njohur në gjuhën irlandeze si “pishina e zezë”. Një qytet me detin në njërën anë dhe me malet në jug nga ana tjetër. Një qytet me histori shumëngjyrëshe, i cili festoi mijëvjeçarin e saj zyrtar në vitin 1988. Qyteti që i dha botës Rekordin Guinness, Sinéad O’Connor, Oscar Ëilde, Bram Stoker, James Joyce dhe U2. Me një kapacitet të përgjithshëm prej mbi 50,000 mijë spektatorë, “Arena” e Dublinit mbetet shtëpia e ekipeve të futbollit dhe ekipeve të rugby të Republikës së Irlandës, që kur u hap në 2010. Në vitin 2011, aty u organizua finalja e UEFA Europa League, kur Radamel Falcao shënoi ndaj Bragës për Porton dhe i dha trofeun.  Aty kanë kënduar Madonna, Lady Gaga, Rihanna dhe AC/DC.

Ndeshjet në “Dublin Arena”: Ato të Grupit E: më 15, 19  dhe 24 qershor si dhe më 30 qershor, Raundi i 1/16 (1D-2F)

Glasgou

Qyteti më i madh në Skoci dhe i treti në Mbretërinë e Bashkuar. “Vendi i gjelbër dhe i  nderuar” (glas chu) sipas emrit të tij Gaelik skocez. Është vendi që zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare të futbollit: Skoci-Angli 0-0, 1872.  Qyteti që i dha botës Sir Alex Ferguson, muzikën “pop indie”, artin antiseptik dhe magjistarin Merlin. Pati stadiumin më të madh në botë nga 1908-50, Hampden Park, stadiumi që mbajti një turmë prej 149,415 për një ndeshje më 1937, Skoci-Angli. Në këtë stadium Zidane shënoi në finalen e Champions ndaj Leverkusen një gol spektakolar në fitoren e Real Madrid. Gjigantët e qytetit Celtic dhe Rangers kanë stadiumet e tyre; kurse Hampden Park është shtëpia e skuadrës kombëtare skoceze.  Kapaciteti aktual është pak më shumë se 50,000 mijë spektatorë.

Ndeshjet në Hampden Park: Ato të Grupit D, më 15, 19 dhe 23 qershor, si dhe  më 30 qershor– Raundi i 1/16 (1E -3A/B/C/D)

Londra  

Kryeqyteti i Anglisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Qyteti më i vizituar në botë me rreth 31.2 milionë turistë në vit. Shtëpia e Mbretëreshës, Charles Dickens dhe punk rok, Londra është qyteti i vetëm që ka pritur Olimpiadën tri herë: në vitin 1908, 1948 dhe 2012. Një qytet me gati nëntë milionë njerëz, vendoset në brigjet e lumit Tamiz në juglindje të Anglisë. “Ëembley, stadiumi më i madh në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtëpia e futbollit anglez, ka mirëpritur mbi 21 milionë vizitorë që nga rihapja në 2007. Origjinali “Empire Stadium”, i hapur zyrtarisht nga Mbreti George V në prill 1924, u riemërua me emrin Ëembley, sipas periferisë së Londrës ku qëndronte.  Ëembley ka pritur pesë finale të Kupave të Evropës, plus finalet e Kupës së Botës 1966 dhe ‘EURO 96’. Me rindërtimin e plotë, nga 2003-07, ka një kapacitet prej 90,000. Michael Jackson (rekord 15 herë), Queen, David Boëie dhe Pink Floyd ishin emrat e mëdhenj që performuan në Ëembley e vjetër; po ashtu edhe Metallica, Madonna dhe Oasis.

Ndeshjet në “Ëembley”: ndeshjet e  Grupit D, më 14, 19, 23 qershor, si dhe ndeshja e 1/16-ve më 27 qershor, dy çeërekfinale më 7 dhe 8 korrik dhe finalja më 12 korrik

Munih

Kryeqyteti i Bavarisë dhe qyteti i tretë më i madh i Gjermanisë pas Berlinit dhe Hamburgut. Shtëpia e orkestrave dhe e muzeve me famë botërore, si tre Pinakotheks, si dhe i Siemens, BMË dhe i ekipit të Bayern München. Porta e Gjermanisë në Alpe, Mynihu ishte dikur edhe shtëpia e Ëolfgang Mozart, Richard Strauss, Thmas Mann, Albert Einstein, Freddie Mercury, Ëassily Kandinsky dhe Donna Summer. Aty luan ndeshjet Bayern München. Staidumi përfundoi në prill të vitit 2005, kohë kur u zhvilluan finalet e Kupës së Botës 2006. Mund të mbajë deri në 75,000 tifozë për ndeshje dhe mund të shihet nga Alpet Austriake qartë edhe natën.  Priti finalen e Ligës së Kampioneve 2012, të cilën Bayern e humbi ndaj Chelseas me penallti pas barazimit 1-1.

Ndeshjet në “Arena München”:  Grupi F”: 16 qershor, 20 qershor, 24 qershor, dhe një Çerekfinale më 3 korrik.

Roma  

Kryeqyteti i Italisë. I famshëm për trashëgiminë klasike – qendra e saj historike është vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Shtëpia e Vatikanit, një vend i pavarur që ndodhet brenda kufijve të qytetit. I njohur si Caput Mundi (kryeqyteti i botës) dhe qyteti i përjetshëm – sipas mitologjisë themelimi i Romës nga Perandoria Romake, daton deri në 753 p.e.s. Është shtëpia e disa prej destinacioneve turistike më të vizituara në botë, si Kisha e Sistines, Shatërvani i Trevinit, “Castel Sant’Angelo”, “Foro Romano” dhe Koloseu. Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, kështu thuhet shpesh. Qyteti është ngritur pranë lumin Tiber, në pjesën qendrore-perëndimore të gadishullit italian. Stadiiumi “Olimpico” ka pësuar disa ndryshime që kur u hap zyrtarisht në vitin 1953 dhe aktualisht ka vende rreth 72,500 vende. Ka organizuar katër finalet e Kupës së Kampioneve: 1977, 1984, 1996 dhe 2009. Ka organizuar Olimpiadën në vitin 1960 dhe finalet e Kampionatit Europian 1968 dhe të Kupës së Botës 1990. Lazio dhe Roma ndajnë stadiumin.

Ndeshjet në Olimpico: Ato të Grupit A: më 12, 17 dhe 21 qershor. Si dhe çerekfinalja më 4 korrik

Saint Petersburg

Qyteti i dytë më i populluar i Rusisë pas Moskës. I njohur si Venecia e Veriut për shkak të rrjetit të saj të kanaleve elegante dhe 342 urat. Frymëzimi i Pjetrit të Madh, i cili e themeloi atë në 1703. Një nga qendrat kryesore të artit dhe kulturës në botë – Shën Petersburg është shtëpia e mbi 250 muzeumeve. I njohur për “Netët e Badha”, mbrëmjet e gjata verore kur dielli kurrë nuk perëndon plotësisht. I ndodhur në lumin Neva, në fundin lindor të Gjirit të Finlandës në Detin Baltik, Shën Petersburg është rreth 650 km në veriperëndim të Moskës. Stadiumi i Shën Petersburgut mban rreth 68,000 njerëz. Zeniti u transferua nga Stadiumi Petrovsky në prill 2017. Arena organizoi katër ndeshje të Kupës së Konfederatave të vitit 2017, përfshirë finalen, si dhe shtatë ndeshje të Kupës së Botës 2018. Është ndërtuar në Kirov, shtëpia e Zenit deri në fillim të viteve 1990, në ishullin Krestovsky. Vendi u projektua nga arkitekti japonez Kisho Kurokaëa, vizioni i të cilit ishte për të ngritur një anije kozmike që kishte zbarkuar në brigjet e Gjirit të Finlandës.

Ndeshjet në “Saint Petersburg”: Ndeshjet e Grupit B: më 13, 17 dhe 22 qershor dhe më 3 korrik një nga Çerekfinalet.

/A.M/Noa.al/