Transmetuar më 08-07-2019, 20:10

Mbështetës dhe qytetarë të tjerë i janë përgjigjur pozitivisht thirjes së opozitës për të protestuar këtë mbrëmje.

Ata janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë, në pritje të liderëve të opozitës.

Pritet që kryedemokrati Basha t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalim, i cili do jetë i mbështetur, krahas aksionit opozitar, edhe tek procesi i votimeve të 30 qershorit.

Për këtë të fundit, opozita ka denoncuar, me fakte sipas saj, se si u mbushën kutitë e votimit për të stimuluar rritje artificiale të pjesëmarrjes.

Ndërkohë, ndërkombëtarët kanë apeluar për tubim të qetë dhe pa akte dhune. /k.k/noa.al/