Transmetuar më 08-07-2019, 19:56

Bashkëshorti ndoshta është penduar që u bë shkak ta çonte atë në palestër, sepse në shtëpinë e tij tashmë më e fuqishmja se ai është gruaja. Madje ajo pretendon se është gruaja më e fuqishme e kontinentit dhe e fton në duel kush pretendon të kundërtën.

Jelena, sot një peshëngritëse 35 vjeçare, tregon historinë e saj, për t’u dhënë zemër të gjithë atyre që mendojnë se është vonë për të zbuluar ndonjë talent të fshehur nga vetja.

Jelena Marinkoviç  pretendon se është gruaja më e fortë e Europës.

Në palestër ajo shkoi 5 vjet më parë.

Ajo nuk e kishte menduar se do të bëhej edhe një kampione në peshëngritje, ndërkohë ndoqi edhe këshillën e bashkëshortit.

“Im shoq më bindi të shkoja në palestër. Por sapo preka peshat, ishte dashuri me shikim të parë. Nuk isha marrë më parë me sport.  E nisa ne moshën 30 vjeç”, tha  Jelena Marinkovic.

“Sigurisht që ndihem i kërcënuar prej saj. Ajo po fiton të gjitha garat… “, tha   bashkëshorti i Jelenas, Darko Markonviç./a.m/noa.al/