Transmetuar më 08-07-2019, 17:27

Mazhoranca është mbledhur sot në seancë plenare për të diskutuar mbi vijimin e procedurës për shkarkimin e Presdientit, Ilir Meta.

Socialistët do të miratojnë një raport të përgatitur nga Komisioni i Ligjeve, që do t’i hapë rrugë ngritjes së komisionit të posaçëm hetimor parlamentar, pë rë hetuar shkeljet e pretenduara.

Raporti u lexua nga relatori Ulsi Manja, teksa renditi edhe nëntë shkelje që sipas tij ka kryer Presidenti me anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Për mazhorancën, Prësidenti ka kryer këto shkelje:

ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit; ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit; është sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare; ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve; ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve; ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira; ka cenuar parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë; ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet; ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Raporti i plotë:

RAPORT 

PËR

SHQYRTIMIN E KËRKESËS SË NJË GRUPI DEPUTETËSH PËR NISJEN E

PROCEDURËS SË SHKARKIMIT NGA DETYRA TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, z. Ilir Meta

HYRJE

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e komisionit përgjegjës,pasi u vu në dijeni nga Kryetari i Kuvendit me shkresën nr. 2502/2 prot., datë 17.06.2019 mbi depozitimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin e Presidentit të Republikës,  në zbatim të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, u mblodh në datat: 19.06.2019, 24.06.2019 dhe 26.06.2019 për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve.

BAZA KUSHTETUESE

Kërkesae paraqitur për shqyrtim është propozuar nga një grup prej 55 deputetësh, sipas përcaktimeve të nenit90, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 112 të Rregullores së Kuvendit.

PROCEDURA E SHQYRTIMIT

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriutnisi shqyrtimin e kërkesës sëdeputetëvepër shkarkimin e Presidentit të Republikës në mbledhjen edatës19.06.2019. Morën pjesë për të prezantuar këtë kërkesë dy prej deputetëve nismëtarë: z. Taulant Balla dhe z. Ervin Bushati.

Taulant Balla paraqiti përpara anëtarëve të komisionit rrethanat mbi të cilat bazohet kërkesa e deputetëve, duke argumentuar se akti i nxjerrë nga Presidenti i Republikës[1]vjen nëkundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një republike parlamentare, të funksioneve të Presidentit të parashikuara nga Kushtetuta dhe të funksionimit dhe të ushtrimit të sovranitetit të popullit.

Balla, në përfundim të fjalës së tij , kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta, duke argumentuar edhe një herë në mënyrë të përmbledhur plotësimin e kushtevetë parashikuara nga neni 90, pika 2, e Kushtetutës.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve të anëtarëve të komisionit lidhur me kërkesën e deputetëve, u miratua kalendarii punimeve të komisionit “Për shqyrtimin e kërkesës së deputetëve  përfillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës” si dhe u caktuan relatorët: znj. Klotida Bushka dhe z. Adnor Shameti.

Bazuar në nenin 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, ku parashikohet se: “… Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve.”, Kryetari i Komisionit, z. Ulsi Manja, me shkresën nr. 2502/3 prot, datë 19.06.2019,  vuri në dijeni Presidentin e Republikës, zotin Ilir Meta lidhur me  datën e mbledhjes së rradhës së komisionit për vijimin e procedurës së shqyrtimit të kërkesës së deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës, me qëllim garantimin e së drejtës së tij për t’u dëgjuar në Komision.

Shkresës së Kryetarit të Komisionit të Ligjeve iu përgjigj sekretarja e përgjithshme e Institucionit të Presidencës, me shkresën nr.____, datë ____. Në këtë shkresë, që përmban një gjuhë joetike, ironike, fyese dhe tejet ofenduese dhe aspak të denjë për institucionin që përfaqëson kreun e shtetit, ndaj deputetëve, Komisionit të Cështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe ndaj Kuvendit, nëpërmjet sekretares së përgjithshme, Presidenti i Republikës qartazi dëshmoi se nuk kishte interes të dëgjohej gjatë shqyrtimit të kërkesës në Komision.

Procedura e shqyrtimit të kërkesës së deputetëve për shkarkim të Presidentit të Republikës, vijoi në dy  mbledhjet  e rradhës së komisionit, sipas kalendarit të miratuar dhe konkretisht në datat  26.06.2019 dhe 29.06.2019.

Komisioni konstatoi se :

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në ushtrim të kompetencave të dhëna nga Kushtetuta (neni 92/gj), ka nxjerrë dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Në bazë të këtij dekreti, është caktuar si datë e mbajtjes së zgjedhjeve, data 30 qershor 2019.

Në përmbushje të këtij parashikimi, kanë filluar të gjitha procedurat sipas Kodit Zgjedhor për bërjen të mundur brenda afateve kushtetuese dhe ligjore të procesit zgjedhor. Konkretisht tashmë:

Janë ngritur Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (Neni 28 i K.Zgjedhor); Janë përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve (Neni 56 i K.Zgjedhor); Është kryer regjistrimi i partive politike (Neni 64 i K.Zgjedhor); Janë depozituar listat e kandidatëve të partive politike (Neni 67 i K.Zgjedhor); Ka filluar fushata zgjedhore (Neni 77 i K.Zgjedhor), etj

Ndërkohë që ka filluar periudha zgjedhore, Presidenti ka nxjerrë dekretin nr. 11199, Datë 10.06.2019 “Për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Sipas nenit 1 të këtij dekreti, shfuqizohet dekreti nr. 10928/2018, duke anuluar kështu datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.

Arsyet e dhëna nga Presidenti mbi anulimin e datës së zgjedhjeve kanë të bëjnë me:

Shqetësimin e thellë mbi situatën politike në vend; Nevojën për çtensionimin e situatës në vend; Vetëdijen se kushtet aktuale nuk do të siguronin zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse; Bindjen se kjo vendimmarrje, në kushtet aktuale, është mënyra e vetme për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi; Argumentin se kjo vendimmarrje mbështetet në kompetencën që i jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pika 3 e nenit 1, nenit 3, pika 2 e nenit 4, nenit 15, nenit 45, pika 1 e nenit 86, pika 3 e nenit 88 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si organi përgjegjës për organizimin, administrimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nuk e mori në konsideratë për zbatim dekretin e Presidentit për anullimin e datë së zgjedhjeve vendore, dhe vijoi me procesin zgjedhor duke arsyetuar se ky akt i Presidentit është absolutisht i pavlefshëm, pasi ka dalë në kapërcim të kompetencave të Presidentit dhe në kundërshtim me parimin e ligjëshëmrisë. Sipas nenit 94 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre të njohura shprehimisht në Kushtetutë dhe ligj. Akti që del në mungesë të kompetencës është nul dhe konsiderohet që nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Kuvendi i Shqipërisë me vendimin datë 13.06.2019, «Rezolutë mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, bazuar në përgjegjësinë që i ngarkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 1 të saj ku shprehimisht thuhet se Shqipëria është Republikë Parlamentare, në respektim të parashikimit kushtetues se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike dhe duke mbajtur parasysh rolin dhe kompetencat e Presidentit në republikën parlamentare, mbështeti qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajoi këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, akt ky që përbën të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019. Gjithashtu me këtë Rezoltuë, Kuvendi i Shqipërisë i bëri thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Duke vlerësuar se me anullimin e datës së zgjedhjeve Presidenti ka kryer një shkelje të rëndë kushtetuese, një grup prej 55 deputetësh ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, bazuar ne nenin 90/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 112 të Rregullores se Kuvendit, që normon procedurën që ndjek Kuvendi për shkarkimin e Presidentit. Këta deputetë cmojnë se dekreti i Presidentit për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore, ështënë kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një Republike Parlamentare, të funksioneve të Presidentit të parashikuara nga Kushtetuta dhe të funksionimit e të ushtrimit normal të sovranitetit të popullit. Në arsyetimin e kërkesës së tyre, deputetët nënvizojnë se Presidenti me aktin e tij:

ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit; ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të sovranit dhe Kuvendit; është sjellë arbitrarisht me pushtetin si pushtet ekzekutiv i pakufizuar, përkundër natyrës së Republikës Parlamentare; ka shtyrë arbitrarisht datën e zgjedhjeve; ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve; ka cenuar parimin e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira; ka cenuar parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë; ka nxjerrë një akt në kundërshtim të hapur dhe flagrant me ligjet; ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur,

Komisioni shqyrtoi bazueshmërinë ligjore të kërkesës së paraqitur dhe cmoi se në aspektin ligjor dhe procedurial kërkesa është në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe nenin 112 të Rregullores së Kuvendit.

Komisioni, vlerësoi se nga pikëpamja substanciale,  kërkesa e 55 deputetëve tëKuvendit të Shqipërisëpër fillimin e procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikëspërmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 90, pika 2 të Kushtetutës, për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentarpër të hetuar shkeljen e rëndë të kryer nga Presidenti i Republikës.Pjesë e hetimit duhet të jetë dhe shkresa nr.____, datë ____ e sekretares së përgjithshme të institucionit të Presidencës.

Në përfundim tëmbledhjessë datës 29.06.2019,Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vendosi miratimin e raportit që do t’i paraqitet Kuvendit,duke propozuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar sipas parashikimeve të nenit 112, pika 2 të Rregullores së Kuvendit. 

RELATOR                                                                                                     KRYETAR

KLOTILDA BUSHKA                                                                                   ULSI MANJA

ADNOR SHAMETI