Transmetuar më 08-07-2019, 17:24

Eni Imami ka vendosur të mos largohet nga Tirana, duke rinovuar me bardhebutë.

Konfirmohet se 26 vjeçari ka firmosur edhe për 1 vit tjetër me kryeqytetasit.

Lajmi është pohuar nga agjenti i futbollistit, Florin Biba.

Imami, produkt i akademisë së Partizanit e Dinamos aktivizohet me Tiranën që prej verës së vitit 2018, teksa ka regjistruar 30 takime me fanellën e bardhebluve, dhe ndonëse ka rinovuar, ai me qëndrimin e tij ka forcuar edhe më tepër kontingjentin bardheblu, pas disa përforcimeve të bujshme.

Idriz Batha është bërë më herët zyrtarisht pjesë e Tiranës. Mesfushori firmosi një kontrate një vjeçare me opsionin për të vazhduar sërish në sezonin pasardhës.

Edhe Agustin Torrasa është bërë më herët zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi argjentinas i Flamurtarit ka nënshkruar më Tiranën, ndërsa përforcimi tjetër i rëndësishëm i bardhebluve është  Elton Cale. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontrate 2-vjeçare me Tiranën.

Trajneri Ardian Mema, pas konfirmimit, është duke konsoliduar ekipin në vigjilje të edicionit të ri futbollsitik. /a.m/noa.al/