Transmetuar më 08-07-2019, 17:18

Opozita ka thirrur sonte në mbrëmjë, në orën 20:00, protestën e dhjetë kombëtare për rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Kjo është protesta e parë që pas votimeve të 30 qershorit, proces për të cilin opozita akuzon çdo ditë mazhorancën se mbushi kutitë e votimit me vota fiktive.

Ndërkaq, ka nisur edhe zhvendosja e mbështetësve nga rrethet për në Tiranë.

Liderët e partive në opozitë kanë deklaruar se protesta do jetë paqësore, ndërkohë rreth 1 mijë e 500 efektivë policie janë në gatishmëri.

Në institucionet ku është parashikuar të zhvendoset protesta janë marrë masa për të shmangur çdo incident. /k.k/noa.al/