Transmetuar më 08-07-2019, 16:45

Në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit janë publikuar listat e punonjësve të Policisë së Shtetit që aktualisht janë në detyrë dhe që do t’i nënshtrohen vlerësimit kalimtar dhe periodik në shortin e parë.

Pesë trupat e vlerësimit kanë nisur hetimin administrativ me kërkimin e të dhënave nga institucionet publike dhe private. Ky proces bazohet në  tre komponentët e vlerësimit: kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës dhe kontrolli profesional.

Pas përfundimit të procesit të hetimit administrativ subjektet do të njoftohen për përfundimin e hetimit administrativ dhe caktimin e datës për seanca dëgjimore publike në zbatim të ligjit 12/2018, i ndryshuar  dhe Kodit të Procedurave Administrative.

Lista e punonjësve të Policisë së Shtetit që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë):

Lista e punonjësve të Gardës së Republikës që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë):

Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë):