Transmetuar më 08-07-2019, 16:32

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot, në afërsi të Kryqëzimit të Shënkollit, ku mjeti me drejtues shtetasin B.M.,36 vjeç banues në Kurbin është përplasur me një  motoçikletë me drejtues shtetasin K.V.,25 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor vazhdojnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit./b.l/noa.al/

Foto ilustruese