Transmetuar më 08-07-2019, 14:50

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, e ka cilësuar me rrezik shtyrjen e mëtejshme të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Bregu shkruan se çdo moment pozitiv mund të rrëshqasë, nëse perspektiva e anëtarësimit do vijojë të tërhiqet zvarrë.

Çmimi i shtyrjes së mëtejshme të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me pak fjalë, është rrezik! Çdo moment pozitiv mund të rrëshkasë lehtësisht nëse perspektiva e anëtarësimit do vijojë të tërhiqet zvarrë”, shkruan Bregu./b.l/noa.al/