Transmetuar më 08-07-2019, 14:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me kërcënimet ndaj kreut të KQZ, Klement Zguri dhe studiuesit Aurel Plasari, si dhe sulmet ndaj analistit Fatos Lubonja dhe gazetarit Enver Doçi. Berisha shkruan në “Facebook” se të gjitha këto sulme terroriste dhe kërcënime po bëhen nga mafia e narkoshtetit të Edi Ramës.

“Në një hark kohor një javor mafia e shtetit të drogës ka sulmuar, goditur, kërcënuar me jetën e fëmijëve personalitete të njohura të letrave, publicistikës, kundërshtare të njohur të kreut të meduzës dhe regjimit të tij të kakistokracisë, Aurel Plasari e Fatos Lubonja, zyrtarë të lartë Klement Zguri dhe gazetarë në detyrë si Enver Doci. Sulme të tilla terroriste të bazuara në kodin e mafies janë tipike për diktaturat dhe policitë e tyre sekrete, në rastin e narkoshtetit këto sulme i ndërmarrin fallanga e mafies të shtetit të drogës”, shkruan Berisha.

Më tej ai shton se “Prapa këtyre sulmeve terroriste kërcënim me jetën e fëmijëve i Akademikut Aurel Plasari dhe Kryetarit Klement Zguri, identike me ato që Mili i Partisë i bëri rektorit Koni, të cilit i tha do të të marrë peng djalin, goditjes me gur të madh të makinës të Lubonjës, për ti thënë se kështu do të të thyejmë edhe kokën, goditja direkt nga narkobanditë me uniformë e gazetarit në detyrë Enver Doci qëndron kupola e mafies së narkoshtetit e Edvin Kristqa Mafisë, Don Agaçios dhe Sugar Fuges.E them këtë se me gojën e shthurur dhe fjalorin koprolalik të urrejtjes ndaj kundërshtarëve, Edvin Kristaq Mafia nxit dhunë dhe terror kudo kundër tyre”.

Sipas Berishës, “Qëndrimi zyrtar ndaj këtyre akteve dhune e terrori shtetëror duke larë duart dhe paraqitur ato si vepër e të sëmurëve psiqik, fakton gjithashtu qartë përzgjedhjen e këtyre delinkuentëve nga kupola e mafies shtetërore si dorë e zezë e saj. Po rikujtoj këtu se një person si këta përzgjodhi vite më parë krimineli dhe agjenti i shërbimeve armike Fatos Klosi për të hedhur bombën tek apartanenti im por që i shpërtheu në dorë dhe i mori jetën.

Miq, duke shprehur solidaritetin më të madh ndaj zotrinjve Plasari, Zguri, Lubonja, Doci dhe familjarëve të tyre dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte dhune e terrori të skizoidit Edvin Kristaq Mafisë dhe kupolës përreth tij, le të parlajmerojmë atë dhe narkohorrat që e rrethojnë se do mbahen personalisht përgjegjës për çdo kërcënim dhune e terror ndaj kundërshtarëve politik! Rama Ik! Fitore!”/b.l/noa.al/