Transmetuar më 08-07-2019, 13:58

Maya ishte një djalë transeksual 19-vjeçare, i rritur në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, të Pakistanit. Prej disa kohësh kishte vendosur që të transferohej në shtëpinë e disa miqve të tij në Peshawar, nga frika se mos i ati e rrihte.

Kjo pasi burri nuk pranonte që i biri ishte transeksuale, por në të njëjtën kohë, donte që ta rikthente në shtëpi.

Kështu ai shkoi në Peshawar dhe e detyroi djalin që të hipte në makinë me të. Miqtë e Maya të shqetësuar për sigurinë e saj, lajmëruan policinë, por agjentët e lejua familjen që ta merrte në shtëpi, në qytetin e Nowshera.

Zyrtari i policisë, Azmat Khan tha se babai i transeksualit, Aurangzeb Akbar, dha në polici me të shkruar garancinë se nuk do i bënte asgjë të keqe.

Mirëpo trupi i pajetë i Maya, i bërë “shoshë” nga plumbat u gjet pak orë më vonë, buzë një lumi në periferi të Nowshera, në 29 qershor. Teksa babai i saj u arrestua, janë shpallur në kërkim xhaxhai dhe dy vëllezërit e të riut, shkruan noa.al.

Komuniteti transeksual në Pakistan, organizoi një valë protestash për vrasjen e të riut, i cili u ekzekutua nga familja për shkak se nuk duronin dot turpin e të qenit me orientim ndryshe seksual, ose siç njihet ndryshe “krim për nder”. /a.y/noa.al