Transmetuar më 08-07-2019, 13:46

Një ndër frutat më të preferuara dhe karakteristike të stinës së verës është shalqini. Shpesh kemi evidentuar vlerat e tij nëse konsumohet këto ditë të nxehta, por surpriza është se edhe farat e tij janë shumë të shëndetshme nëse konsumohen.

Farat e shalqinit mund ti bëni pjesë të vaktit të ndërmjetëm pasi janë burim i pasur energjie, zvogëlojnë fryrjet dhe të ndihmojnë për të humbur peshë.

Farat janë të pasura me proteina: gjen rreth 10 gram për 30 fara. Përmbajnë edhe vitamina të grupit B, zink e magnez të cilët ndihmojnë trupin të djegë më lehtë dhe më shpejt yndyrnat. Një farë e vetme ka 5% të dozës ditore të fibrave që duhet të konsumojmë.

Për më tepër meqë rrethohen nga 90% ujë të ndihmojnë veçanërisht për të eleminuar lëngjet e tepërta.

Ka disa mënyra për ti përgatitur për të mos i ngrënë menjëherë nga fruti sepse kanë efekt laksativ. Pasi ti lani dhe ti kulloni, lërini në diell për 3- 4 ditë që të thahen mirë.

Farat mund ti shtoni në sallatë jeshile, apo sallatën tuaj të preferuar dhe do të ndjeni se kanë shije që ngjan me atë të farave të lulediellit.

Për të përftuar një efekt diuretik, dhe shkarkues, zjeni 4 lugë nga fatat e thata në dy litra ujë. Lërini për 10 minuta, kullojini dhe mund ta lini të ftohet në frigorifer për ta pirë si çaj të ftohtë./b.l/noa.al/