Transmetuar më 08-07-2019, 13:26

I dha fund jetës duke i dalë përpara një treni, pak ditë pasi ish e dashura e tij ishte gjetur e varur.

“Nuk mund të jetoj dot pa të”, kishte shkruar në binarë 29-vjeçari Adam Howarth në stacionin hekurudhor të Wigan, ndërkohë që familja e kishte denoncuar si të zhdukur.

Vetëm gjashtë ditë më parë, ish- e dashura e tij, nënë e një vajze, Chloe Spencer, di 27 vjeçe, ishte varur në shtëpinë e saj, në qytezën britanike.

Adam dhe Chloe, nga Wigan, në Greater Manchester, ishin ndarë prej pak kohësh, por kishin ruajtur raporte të mira.

Motra e 27-vjeçares së ndjerë, Emma, publikoi një postim në Facebook, ku shkruante, “Motra me e bukur. Jemi totalisht të shkatërruar dhe nuk gjej fjalët të them se sa shumë na mungon buzëqeshja jote. Shpresoj që të kesh gjetur paqen, të dua shumë”.

Ndërkohë mbi një foto të Chloe dhe Adam, pasi edhe ai i dha fund jetës kishte shkruar, “Jeta është kaq mizore. Shpresoj që ta keni rigjetur njeri tjetrin dhe të jeni në paqe bashkë”.

Choe i dha fund jetës më 22 qershor, ndërsa Adam në 28 qershor, teksa dy të rinjtë janë etiketuar si Romeo dhe Zhuljeta. /a.y/noa.al