Transmetuar më 08-07-2019, 12:26

Një vajzë e vogël, vetëm 18 muajshe, gjeti vdekjen pasi ra nga një anije kroçerë. Vogëlushja rrëshqiti nga krahët e gjyshit, i cili ndodhej në katin e njëmbëdhjetë të anijes Freedom of the Seas di Royal Caribbean dhe po e mbante vogëlushen në dritare.

Rënia nga 50 metra lartësi në dyshemenë e anisjes, në San Juan, Porto Riko, rezultoi fatale për vogëlushen, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra gjeti vdekjen.

Mësohet se foshnja ishte me origjinë nga Indiana, SHBA, dhe ishte për pushime me prindërit dhe gjyshërit.

Policia tashmë ka nisur një hetim duke bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë, për të kuptuar gjithë sa ndodhi. Megjithatë të gjitha rrethanat flasin për një ngjarje aksidentale, gjë që është konfirmuar nga lartësia.

Freedom of the Seas di Royal Caribbean ka një lartësi prej 65 metrash dhe mban deri në 4000 pasagjerë. Anija-kroçerë ishte duke bërë një udhëtim shtatë ditor në Karaibe, Antigua, Santa Lucia dhe Barbados në momentin që ndodhi tragjedia e kësaj të diele. /a.y/noa.al