U largua nga ekrani për tu bërë kryebashkiak, Ardit Gjebrea i ka dy fjalë për Erion Isain
Transmetuar më 08-07-2019, 11:58

Ditën e djeshme aktori i humorit Eion Isai bëri një postim falënderues, për gjithë bashkëpunëtorët e tij, në gjithë këto vite në ekran.

Mes tyre sigurisht nuk mund të mungonte edhe falenderimi për Ardit Gjebrenë, me të cilin ka bashkëpunuar deri kohët e fundit.

Përballë këtij postimi, Arditi nuk ka qëndruar indiferentë, duke i dhënë një këshillë Erionit, i votuar në 30 qershor si kryebashkiaku i ri i Kolonjës.

“I dashur Erion Isai jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse pisllëku nuk do jetë më i tij, por i yti!” /a.y/noa.al

U shkëput për të drejtuar bashkinë e Kolonjës, Erion Isai falenderon ata që e ndihmuan si aktor

Loading...
Loading...