Transmetuar më 08-07-2019, 11:41

Pak javë më parë moderatorja Jonida Vokshi bëri publike lidhjen me partnerin e saj Besnik Krapi, aktor dhe producent i njohur nga Kosova.

Kështu teksa çifti e kanë ndarë tashmë datën e dasmës, ajo që është ngritur si pikëpyetje është se ku do të jetojnë pas martese.

Një koment i moderatores së fundmi mesa duket ka sqaruar çdo paqartësi. Jonida

ka publikuar një foto ku shihet me qenin e saj teksa po shëtit dhe në përshkrim të fotos ka

shkruar: “E diela me Nikin në Prishtinën time”.

Shumë ndjekësve u ka tërhequr vëmendjen komenti i moderatorit Ermal Mamaqi i cili i shkruan Jonidës: “Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten”.

Në përgjigje ndaj tij Jonida shkruan, “I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështu që tani e di ku më gjen”. /a.y/noa.al