Panik dhe zjarr! Shpërthen bateria e telefonit, avioni bën ulje emergjence
Transmetuar më 08-07-2019, 11:11

Një zhurmë e papritur dhe më pas flakë në sediljet e pasagjerëve të një avioni në fluturim.

Janë këto momentet e frikës të jetuara gjatë një fluturimi linje të kompanisë ajrore ‘Virgin Atlantic’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja në fjalë u shënua mbrëmjen e së enjtes, në një fluturim të nisur nga SHBA drejt Europës. Avioni nuk kishte shumë që ishte ngritur nga aeroporti ‘JFK’ i New York, kur në bord u dha alarmi për zjarr.

Kjo bëri që piloti të bëjë ulje urgjente të avionit, në aeroportin e Logan në Boston.

Avioni ishte nisur drejt aeroportit të Heathrow në Londër, Angli dhe në të ndodheshin 217 pasagjerë si dhe anëtarët e ekuipazhit. Pasagjerët dhe ekipi i fluturimit u munduan që të shuanin flakët sa më shpejtë, ndërkohë që pasagjerët për një kohë të gjatë u detyruan që të thithnin tym.

Pas uljes emergjente, pasagjerët pritën deri në nisjen e një avioni tjetër. Nga verifikimet e kryera rezultoi se zjarri kishte rënë si pasojë e shpërthimit të një baterie të jashtme që përdoret për karikimin e telefonit, shkruan noa.al.

Policia deklaroi se bateria u gjet e bllokuar mes dy sediljeve, ndërkohë që dyshohet se shpërthimi ka ardhur pas nxehjes së tepërt të pajisjes. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...