Transmetuar më 08-07-2019, 09:46

Së paku 29 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur në veri të Indisë, kur një autobus ra nga ura duke rënë në një përrua.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin në gjumë, ku mëngjesin e kësaj të diele ndodhi aksidenti në superstradën Yamuna Expressway pranë Agra, në shtetin e Uttar Pradesh.

Autobusi ishte nisur drejt New Delhi në momentin që ndodhi aksidenti.

Kujtojmë se India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, me rreth 150 mijë të vdekur dhe 470 mijë të plagosur çdo vit.

Ndërkohë shkaqet e aksidentit të së dielës janë në hetim nga autoritetet. /a.y/noa.al