Transmetuar më 08-07-2019, 09:19

Të gjithëve u kujtohet pa dyshim hiti i Çiljetës me reperin Getoar Selimi të njohur ndryshe si Geto Geassy. Kënga “Dridhe” me refrenin ku këngëtarja tregonte se kishte ‘b*thën e mirë’ bëri shumë bujë në atë kohë.

Por së fundmi në një intervistë për “Mirage” këngëtarja është pyetur nëse është bërë ndonjëherë pishman për këtë bashkëpunim.

Çiljeta është përgjigjur se në atë kohë ka qenë vetëm 20 vjeç, në një moshë të vogël që nuk mendonte për pasojat. Por në ditët e sotme ajo tregon se nuk e këndon asnjëherë në repertorin e saj.

“Bashkëpunimi me Getin ka ndodhur kur unë kam qenë 20 vjeçe me sa mbaj mend, kemi qenë shumë të rinj. Ka qenë një bashkëpunim rastësor. Një këngë që goditi edhe pse kur je në atë moshë nuk i mendon dot pasojat mbrapa, pasi thjesht i bën dhe nuk i mendon gjërat që do të ndodhin më pas. Nuk jam pishman, pasi ka qenë një këngë e suksseshme dhe sot dëgjohet mesa di unë edhe pse unë kurrë nuk e këndoj në repertorin tim. Mami ka qenë kundra, por më mbrapa isha e detyruar të pranoja pasi ishte edhe Kënga Magjike etj etj. Por duke qenë në një moshë të vogël ti nuk i mendon gjërat më gjatë,” u shpreh këngëtarja.