Transmetuar më 08-07-2019, 07:45

Ditën e sotme reperi Feronit Shabani, i njohur nga të gjithë si Fero, feston ditëlindjen.

Urimin e parë ai e ka marrë nga e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli në mesnatë.

Teksa publikoi dy foto të tyre njërën ku putheshin dhe tjetrën duke pozuar me rroba banje, ajo shkroi “Urime ditëlindja burri jem, të dua”.

Kujtojmë se pak ditë më parë bukuroshja publikoi një foto të sajën dhe Feros ku shkruante “Mami dhe babi”.

Po ashtu fotografinë e shoqëroi me një ikonë nuseje dhe dhëndri, duke lënë të kuptohet se së shpejti do të martohen, madje u hodhën dyshime se do bëhen prindër, por kjo gjë nuk është konfirmuar prej tyre. /a.y/noa.al