Transmetuar më 08-07-2019, 01:27

Një lojë e bukur, por e rrezikshme është ajo që zhvillohet në Spnjaë, të vraposh në turmën e demave.

Për disa është fatale, pasi demi mund ta përplasë, godasë dhe ta lëndojë deri në vdekje.

Gjithsesi në Spanjë këtë të dielë, ka nisur festivali demave pikërisht në Pamplona.

Një person u godit nga demi dhe dy të tjerë pësuan traumë dhe në galeri shihni fotot e të lënduarve, mes tyre një turist amerikan 23 vjeçar.

I plagosuri përfundoi në spital pas goditjes në rrugët e ngushta të qendrës së qytetit mesjetar gjatë festivalit të vrapimit të demave, i cili zgjati dy minuta dhe 41 sekonda.

Mijëra vrapues, të veshur kokë e këmbë me të bardhë, me shami të kuqe në qafë, mblidhen çdo vit për festivalin tradicional me dema, të cilët lëshohen të vrapojnë rrugëve të qytetit.

Ky festival do të zgjasë deri të dielën e ardhshme, ku njerëzit do të guxojnë të vrapojnë me turmën e demave. Në galeri shijoni pamjet e këtij festivali unik.