Tërmet direkt gjatë lajmeve, gazetarja futet poshtë tavolinës
Transmetuar më 07-07-2019, 23:51

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë të shkallës rihter, ‘shkundi’ këtë të premte shtetin amerikan të California.

Një tjetër tërmet i cili vjen vetëm një ditë pas atij 6.4 ballë, të së enjtes.

Tërmeti u transmetua direkt teksa jepeshin lajmet në kanalin televiziv CBS.

Siç mund të shihni në videon më poshtë, dy drejtuesit dëgjohen duke thënë, “Është një tërmet shumë i fortë, e ndjeni?”

Gazetarja i vë dorën në krahë kolegut dhe e siguron ndjekësit se do rikthehen dhe më pas struket poshtë tavolinës. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...