Transmetuar më 07-07-2019, 21:56

Mbrëmjen e kësaj të shtune, në kalanë e Libohovës u mbajt konkursi i bukurisë, Miss Shqipëria 2019.

Mes shumë bukurosheve, kurorën e rrëmbeu 23-vjeçarja Klea Bushi.

Bukuroshja e cila jeton në Itali me familjen dhe është diplomuar për marketing, erdhi në Shqipëri, enkas për tu bërë pjesë e konkursit.

Me një bukuri natyrale dhe tipare që bien në sy, Klea rezultoi më e pëlqyera e të gjithave.

Në fotogaleri mund të shihni më shumë se kush është bukuroshja e cila rrëmbeu kurorën e Missit. /a.y/noa.al